Storie Suksesi: Diora Kastrati – Nga Praktika në Punësim përmes Programit të Praktikës së IADK-së

Diora Kastrati, e diplomuar në Teknologji Ushqimore dhe Bioteknologji nga Universiteti i Prishtinës, filloi karrierën e saj përmes një programi 3-mujor të praktikës të organizuar nga IADK.

Pas një trajnimi për aftësi të buta, Diora Kastrati kreu praktikën e saj profesionale në kompaninë Trepharm, ku u angazhua kryesisht në punë laboratorike. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në analizat e sigurisë dhe cilësisë së produkteve, duke kontribuar në përputhshmërin me standardet ndërkombëtare. Sot, Diora është e punësuar në Trepharm falë përvetesimit të aftësive profesionale gjatë punës praktike.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, mbështetur nga Donatori BfdW.