Projektet aktuale

BfdW
Projekti: Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës
Objektivi i përgjithshëm: Situata socio-ekonomike e grupeve të margjinalizuar në zonat rurale të Kosovës është përmirësuar.
Objektivat e Projektit:
1. Grupet e margjinalizuar që jetojnë në zonat rurale të Kosovës kanë punësim ose përmirësojnë të ardhurat e tyre
2. Aftësimi profesional në sektorët e bujqësisë në Kosovë është në nivel profesional
3. Gratë në zonat rurale të Kosovës fitojnë pavarësi financiare dhe njohje shoqërore


GIZ MAP
Projekti: "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“
Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerave për sektorin Bimëve Mjekësore dhe Aromatike
Objektivi i Projektit:
1. Përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe grumbullimin e BMA-së
2. Ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA-ve dhe prodhuesve promar në bujqësi organike.


GIZ R
Projekti: “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”
Objektivi i Projektit: Rritja e gjenerimit të të ardhurave si dhe edukimin e të kthyerve dhe familjeve në zonat rurale. Projekti do të trajtojë papunësisë, duke synuar të riatdhesuarit, gratë, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuara.


CFD
Projekti: Trajnime profesionale dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës
Objektivi i Projektit: Komunitetet në zonat rurale, me fokus gratë dhe të rinjtë jetojnë në gjendje më të mirë; të drejtat e tyre njihen dhe përdoren për krijimin e të ardhurave më të mira dhe punësimin