VAZHDON MBËSHTETJA E FERMERËVE NË SEKTORIN E BLEGTORISË!

IADK shpërndanë laktofriza, makina mjelëse dhe bidona për qumësht për fermerët në sektorin e blegtorisë.
Me qëllim të lehtësimit dhe të përmirësimit të kusheve të punës tek fermerët, IADK ka vazhduar të mbështesë me grante në sektorin e blegtorisë edhe 6 fermerë nga Komuna e Vushtrrisë, me laktofriza të kapacitetit 300 L, makina mjelëse dhe bidona për qumësht.
Kjo pako mbështetëse do të ju ndihmoj fermerëve në grumbullimin, ruajtjen më të lehtë si dhe përmirësimin e cilësisë së qumështit. Po ashtu, tek përfituesit do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë sa më të lartë, duke krijuar mundësi më të mëdha në gjenerimin e të ardhurave nga kjo veprimtari.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Vushtrrisë.