Ftesë për sesion informues!📣

Për të ofruar informacione më të detajuara për projektin që do të zbatohet edhe në komunën e Vushtrrisë dhe Shtimes, IADK do të organizojë një sesion informues për të gjithë ata që janë të interesuar.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA.