IADK merr pjesë në tryezë të diskutimit organizuar nga Komuna e Vushtrris

IADK merr pjesë në tryezë të diskutimit organizuar nga Komuna e Vushtrris për nder të shënimit të datës 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, dhe përmbylljes së 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Baza Gjinore.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të sektorit publik nga fusha e drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të Komunës së Vushtrrisë. Në cilësinë e panelistëve të takimit ishin: znj. Melihate Latifi - Kryesuse e Kuvendit Komunal, z. Islam Qerimi - Dekan i Fakultetit Juridik nga Universiteti i Mitrovicës, znj. Luljeta Halili - Police në Statcionin Policor të Komunës së Vushtrrisë, znj. Vildane Mulaku – shoqata “Martirët e Lirisë”, Remzije Zekolli – Koordinatore e Njesisë për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtare për Barazi Gjinore. Grupi i panelistëve ka nxitur tema të rëndësishme diskutimi duke sjellur një pasqyrë të pasur të përvojave dhe ekspertizës së tyre.
Fokus i vecantë i është dhënë nevojës për të fuqizuar gratë dhe për të adresuar sfidat që ato hasin.
Janë propozuar rekomandime për të permirësuar situatën dhe për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për fuqizimin e grave, respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e barabartë në shoqëri, si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Kjo ngjarje e rëndësishme sjell një shembull të frytshëm të bashkëpunimit dhe angazhimit ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në nivel lokal.