✊Gra dhe vajza janë bashkuar për të marshuar kundër femicidit✊ “Stop Femicidit! #BollMa”

✊Gra dhe vajza janë bashkuar për të marshuar kundër femicidit✊ “Stop Femicidit! #BollMa”
📣 IADK është bashkuar me Artpolis - Art and Community në këtë akt të fuqishëm të aktivizmit qytetar për t’i thënë "boll" dhunës ndaj grave. Marshimi ynë është një thirrje e fortë për ndryshim dhe për t'u bërë zëri i grave që vazhdimisht përjetojnë dhunë dhe vrasje.
Marshojmë për të ndryshuar mentalitetin patriarkal dhe për të krijuar një shoqëri ku gratë respektohen dhe mbrohen. Është koha të ndërtojmë një shoqëri ku viktima të femicidit mos kenë emra të tjera, ku vrasja e grave të jetë një kujtim i një periudhe të errët të kaluar.
#UnëJamAjo #BollMa #StopFemicidit #16DaysofActivism