Fuqizo gratë dhe vajzat, parandalo dhunën!

Fuqizo gratë dhe vajzat, parandalo dhunën!
Gratë dhe vajzat kanë vetëbesim dhe ambicie për të krijuar dhe zhvilluar biznese. IADK, çdo vit vazhdon të kontribuoj në aftësimin profesional të grave dhe vajzave në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, përmes trajnimeve dhe ofrimit të mundësive për përkrahje që ato të përmirësojnë kushtet financiare, të socializohen dhe të jenë të pavarura.
Në kuadër të 16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore është organizuar aktivitet me gratë nga komuna e Podujevës ku është përgatitur një ëmbësirë dhe disa #Moto ku është synuar që të rritet ndërgjegjësi i shoqërisë për parandalimin e rasteve të dhunës në familje.
#Drejtësi për gratë e vrara!
#Drejtësi për femrat e dhunuara!