VIZITA STUDIMORE PËR SHKËMBIM TË PËRVOJAVE ME PËRFITUES NGA SEKTORI I PEMËVE

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ , IADK ka organizuar 4 vizita studimore për përfituesit e projektit në sektorin e pemëve konkretisht në sektorin e arrës dhe mjedrës me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për teknikat e kultivimit të pemëve të imta.
Në sektorin e arrës është organizuar vizita në komunën e Kamenicës ku është vizituar fermerja Mirushe Geca kurse në komunën e Suharekës është vizituar fermerja Gentiana Gashi.
Gjithsejtë 20 fermer kanë marrë pjesë në këto vizita.
Në sektorin e mjedrës kanë marrë pjesë 17 përfitues. Në komunën e Podujevës është vizituar fermeri Feim Ibishi kurse në komunën e Prishtinës fermeri Milot Bislimi.
Gjatë këtyre vizitave janë shkëmbyer përvojat e fermerve në mes veti, si dhe përfituesit patën mundësi të njoftohen më përvojën dhe njohurit e këtyre fermerve mikëpritës dhe të suksesshëm, të cilët kanë shpjeguar në detaje të gjitha punët që kërkohen gjatë kultivimit të arrave dhe mjedrës, për sfidat që mund të paraqiten në menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, për rëndësinë e përcaktimit të drejt të hibrideve që do të përdoren për kultivim në varësi të kërkesave të tregut dhe qëndrueshmërisë së tyre ndaj sëmundjeve dhe transportit.