🌱Ngritja e Kapaciteteve Profesionale dhe Bashkëpunimi me Kolegjin Perrotis/Shkollën Amerikane të Bujqësisë në Selanik, Greqi!

Kolegji Perrotis/Shkolla Amerikane e Bujqësisë në Selanik, ka ndihmuar dhe asistuar në organizimin e vizitës studimore të IADK-së në Greqi për ngritje të kapaciteteve profesionale!
Presidenti i Kolegjit Perrotis, Z. Jeff Lansdale, dha mikpritje të vlerësuar për Drejtorin Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku, dhe stafin e IADK. Në këtë takim, u bisedua për mundësit për projekte të përbashkëta në fushën e edukimit, për shkëmbim të ideve dhe perspektivave për të hapur rrugën për një bashkëpunim mes dy institucioneve.
Gjatë vizitave, stafi i IADK-së është njoftuar nga afër me procesin e funksionimit të temave të ndryshme duke përfshirë:
🌱 “Bujqësia Rigjeneruese dhe Zbutja e Ndryshimeve Klimatike
🔬 Turne me guidë në objektet dhe laboratorët e Kolegjit Perrotis - Një vështrim i drejtpërdrejtë në kërkimin dhe teknologjinë novatore.
🍽️ "Trendet në Shkencat e Ushqimit dhe Përparimet në Zhvillimin e Produkteve të Reja" - Zbulimi i inovacioneve më të fundit të ushqimit dhe tendencës së zhvillimit
🗑️ "Menaxhimi i mbetjeve ushqimore" - Marrja e njohurive mbi strategjitë efektive për të reduktuar mbetjet ushqimore dhe për të rritur sigurinë ushqimore.
🎯 "Bujqësia dhe aplikimet e dixhitalizimit në bujqësi" - Roli i teknologjisë në bujqësinë moderne dhe bujqësinë precize.
🚁 Demonstrimi në terren i dronëve spërkatës - Demonstrime të drejtpërdrejta të spërkatjes së dronëve në veprim!
IADK falënderon Kolegjin Perrotis/Shkollën Amerikane të Bujqësisë për mikëpritje, organizim dhe shoqërim gjatë vizitës, si dhe gatishmërinë për ndarje të përvojave të tyre.
Vizita jonë në Greqi ka pasur edhe një rëndësi, duke përfshirë edhe aspektin e socializimit mes stafit të IADK-së. Kjo organizohet me rregull në baza vjetore, duke ofruar mundësi për bashkëpunim dhe mes anëtarëve të ekipit tone.
Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.