TETORI ROZË!

Në kuadër të Muajit Rozë, është mbajtur një aktivitet me grupin e grave nga Podujeva që janë pjesë e trajnimeve ne sektorin e përgatitjes së ëmbëlsirave në programin ”Bërës ëmbëlsirash” në projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori Gjerman BfdW.

Me anë të këtij aktivitet është synuar që të rritet ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Trajnerja së bashku me kandidatet përgatitën një ëmbëlsirë me ngjyrat që simbolizojnë shpresën rozë, gjithashtu me anë të kartolinave domethënëse dhanë mesazhe inkurajuese për të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje. Falenderimet shkojnë për gratë dhe vajzat që ju bashkuan nismës!

#Unë mbështesë këtë kauzë! #Unë Gatuaj ëmbëlsira!