MBËSHTETËN EDHE DY PIKA GRUMBULLUESE TË QUMËSHTIT!

IADK në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ ka shpërndarë laktofriza me kapacitet 1000 L për përfituesin ‘’Ferma Lorena SHPK’’ me pronare znj.Luljeta Kryeziu në fshatin Bubavec, komuna e Malishevës si dhe për përfituesin ‘’DPZ Qumshtore’’ me pronar z.Zeni Dauti në fshatin Brodosan të komunës së Dragashit. Me rastin e nënshkrimit të kontratave në mes Drejtorit Ekzekutiv të IADK-së z.Zenel Bunjaku, përfituesve dhe Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural z.Syl Dukolli nga komuna e Malishevës dhe zyrtarëve të komunës së Dragashit, zyrtarishtë janë hapur dy pika të reja grumbulluese të qumështit

Mbështetja e IADK-së me laktofriza ka për qëllim ta zhvillojë sektorin e blegtorisë , rrisë numrin e lopëve qumështore dhe të krijojë kushte për fermerët në ruajtjen dhe përmirësim e cilësisë së qumështit dhe njëherësh të rritë të ardhurat e tyre.