Përkrahen 20 fermer me serra për kultivimin e perimeve!

Me qëllim të krijimit të kushteve për gjenerimin e të ardhurave nga aktivitetet bujqësore, IADK ka përkrahur 20 fermer/e në ngritjen e serrave me sipërfaqe nga 176 m², të shoqëruara edhe me inpute tjera përcjellëse dhe fidanë të perimeve.

Përkundër kushteve të vështira klimatike me reshje të shpeshta shiu, është arritur të përfundoj ndërtimi i serrave, dhe të mundësohet shfrytëzimi i tyre për sezonën kryesore të kultivimit të perimeve.

Përfitues të serrave janë 10 fermer/e nga komuna e Mitrovicës dhe 10 nga komuna e Podujevës, për të cilët do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së gjatë tërë vegjetacionit, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarësë sa më të lartë dhe cilësore nga kjo veprimtari.

Ngritja e serrave është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.