Vizitë studimore e stafit IADK-së për ngritje të kapaciteteve profesionale

Sllovenia

Institucionet Sllovene si Oda e Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe Shërbimet Këshillimore Publike Bujqësore të Sllovenisë, kanë ndihmuar në organizimin e vizitës studimore të IADK-së në Slloveni.

Dhoma e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Sllovenisë është organizatë ombrellë e interesit e të fermerëve dhe bizneseve bujqësore në Slloveni që merren me bujqësi, pylltari dhe peshkim. Kjo ombrellë ka tetë institute me më shumë se 300 këshilltarë profesionistë që mbulojnë të gjithë zonën e Sllovenisë. Gjatë vizitave, stafi i IADK-së është njoftuar nga afër me procesin e funksionimit të shërbimit këshillimor bujqësor të Sllovenisë.

Vizitat studimore janë realizuar tek fermer të ndryshme në sektorë të bujqësisë, blegtorisë, kultivimit të peshqve, serra eksperimentale, bujqësi organike dhe biodinamike, agroturizmi si dhe kultivimi organik i pemishteve të aronisë.

IADK falënderon partnerët dhe organizatorët Oda e Bujqësisë dhe Pylltarisë për mikëpritje, organizim dhe shoqërim gjatë vizitës, si dhe gatishmërinë për ndarje të përvojave të tyre të cilat mund të aplikohen tek fermerët si dhe prodhuesit e ushqimit në Kosovë.

Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.