Prezantohen analizat e tokës për kultivuesit e mjedrës, mollës dhe patatës

IADK

Sfidë e madhe në bujqësi edhe me tutje mbetet përdorimi i tepërt i plehrave në tokat bujqësore gjë e cila po ndikon shumë edhe ne ndotjen e tokës, uljen e rendimentit dhe shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme në kulturat e ndryshme. Për të ndikuar në uljen e ndotjes së tokave në kuadër të projektit “Mbështetja teknike për bujqësi në Kosovë në konteksin e menaxhimit të integruar të burimeve ujore” janë marrë mostra tek 55 fermerët kultivuës të mollës, mjedrës dhe patatës, marrja e mostrave është bërë në lokacione të ndryshme më qëllim që të kemi gjithëpërfshirje të zonave të ndryshme të Kosovës.

Për të infromuar fermerët rreth analizave të tokës IADK së bashku më EPICENTAR ka organizuar sesione  informues në grupe të vogla, të pranishëm ishin fermerët nga të cilët janë marrë mostrat, qellimi i sesioneve informuese ishte që fermerët të informohen sa më detajishit rreth analizave të tokës dhe rreth rekomandimeve se si te vazhdohet më plehrimin e tokave në të ardhmen sa i përket sasisë dhe mënyrës së plehrimit.

Sesionet  informues janë organizuar në zyrtet e IADK-së dhe janë mbajtur nga Prof. Xhevdet Elezi i cili ka informuar secilin fermer rreth analizave të tokës dhe gjithashtu janë shpërndarë kalendarë për plehrimin të tokave në muajt në vazhdim.

Programi IWRM-K po zbatohet nga SKAT Consulting Kosova. Zbatimi i këtij aktiviteti (Skema e Granteve Konkurruese) po mbështetet nga Konsorciumi EPICENTAR – IADK