Të nderuar me vizitën nga përfaqësuesit e Ambasadës së Amerikës

IADK

Dje gjatë ditës, patëm nderin dhe kënaqësinë që t’i presim në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane Z. Ray Nayler -Zëvendësshef i sektorit te Diplomacisë Publike dhe stafit të tij.

 

Në takimi është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen ndërmjet Ambasadës së Amerikës dhe IADK si dhe rreth situatës së bujqësisë në Kosovë, procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të fermave, përfshirjes të rinjve dhe grave ne sektorin e bujqësisë.

 

Po ashtu është diskutuar rreth mundësive të shumta që ofron Ambasada e Amerikës rreth programeve të studimit Fulbright dhe angazhimit të ekspertëve Amerikan në Kosovë me qëllim të shkëmbimit të përvojave.