Shijoni ushqimet tradicionale në peizazhet më të pacenuara të maleve të Istogut dhe Pejës

Istog dhe Pejë

Atraksionet e panumërta të Kosovës, trashëgimia e saj e pasur kulturore, peizazhi mahnitës natyror dhe mikpritja e vendasve duket se kanë tërhequr vëmendjen e një ton turistësh. Njëri duhet të jetë dinak që të ketë vizituar dhe të mos i ketë pëlqyer malet mistike të Kosovës, dhe aftësinë e lindur të vendasve për të bërë të ndihet i mirëpritur.

Banorët malësorë të Istogut dhe Pejës, dhe traditat e lashta të barinjëve që ata praktikojnë, të cilat janë pak të ndryshuara nga jeta moderne, janë një pasuri për turizmin e Kosovës. Turistët tani mund të shijojnë ushqime të shijshme tradicionale të rrethuar nga një zonë e qetë me një element të udhëtimit në kohë në pikat e pushimit të ngritura nga IADK. Këto pika pushimi janë ngritur në vendet më strategjike, i është kushtuar vëmendje afërsisë së shtegut tematik dhe vullnetit dhe kapacitetit të stanarve për të përgatitur ushqime dhe pije tradicionale për turistët kalimtarë.

Turistët, të cilët shijojnë kuzhinën tradicionale të Kosovës, tani mund të rezervojnë një nga tetë pikat e pushimit të vendosura pranë familjeve stanare. Në këto pika pushimi prej druri mund të ulen të qetë deri në njëzet persona dhe të shijojnë pjatat e përgatitura nga familjet stanare, të përpiqen të dallojnë shijen e produkteve të freskëta të qumështit të prodhuara në ato stane me ato të blera në dyqan, ose thjeshtë të shijojnë një bisedë me familjet stanare vendase.

Ata që shijojnë një eksperiencë jashtë rrugës standarde, bëni udhëtimin në fund të së cilit ju pret një delikatesë e shijshme e përgatitur nga Emine Kabashi në pikën e pushimit të ngritur pranë staneve të saj, në Bjeshkën e Jerebisë. Ajo mund të duket e turpshme dhe e largët në fillim, por pjatat e saj do t'ju ndryshojnë shpejtë mendjen.

Për të mësuar më shumë rreth kulturës së ruajtur mirë, për të shiquar delet autoktone (Balushet) dhe të provoni produktet e qumështit dhe ushqimet tradicionale, sigurohuni që të telefononi Ramadan Zeqiraj. Pamja nga stanet e tij dhe pika e pushimit në Bjeshkën e Shoshanit padyshim që do t'ju lënë pa fjalë.

Për një fli tradicionale me krem të shijshëm, duhet patjetër të vizitoni pikën e pushimit pranë stanit të Gjevahire Gusturanajt, e njohur gjerësisht për përgatitjen e shpejtë të flijave që zakonisht marrin mjaft kohë. Megjithatë, gjatë vizitës mos provoni vetëm flinë, por provoni edhe reçelin e saj të bërë vetë me fruta të ndryshme mali.

Pas një ngjitjeje të lodhshme, kur arrin në një rrafshnaltë mund të duket sikur keni humbur, por të shohësh delet e Xhevatit është një shenjë e bukur që keni arritur në destinacionin tuaj në bjeshkë të Synajës. Tek Xhevati mund të shijoni privatisht prodhimet e ndryshme të qumështit, qofshin ato të deleve apo lopëve, apo të shijoni gatimet e shtëpisë. Sipas kërkesës, zotri Xhevati mund të bëjë edhe ndonjë muzikë me gjethe si një bari i vërtetë. Nëse jeni vërtetë me fat, Xhevati mund t'ju dhurojë një "Tomloborë" një formë e lashtë akulloreje, një përzierje qumështi dhe akulli që ofron freskim të merituar.

Për peizazhe përrallash, mos humbisni vizitën e Bjeshkës së Milishecit, ku Luan Qetaj ju pret me buzëqeshje. Nën zhurmën e një përroi në vendin e Luanit, mund të porosisni diçka mjaft të pazakontë, një peshk në mes të malit!

Kur viziton malin e Shtedimit, udhëtarët nuk kanë gjasa të takojnë ndonjë tjetër, përveç deleve dhe lopëve në rrugë, pa barinjë në afërsi. Me të mbërritur, stanet dhe fëmijët e shumtë që luajnë do t'i kujtojnë fëmijërinë tuaj. Përderisa shijoni vaktin tuaj te Hysni Morina, mund ta ndani edhe bukën tuaj me pulat që enden përreth. Ndërsa nëse jeni te Drita Morina, mund të mësoni më shumë se si këto familje jetonin në të kaluarën nga të moshuarit e saj. Nëse vendosni të vizitoni Drita Morinën apo Hysni Morinën, nuk ka rëndësi, ushqimi i shijshëm dhe miqësia e këtyre familjeve stanare do t'ju bëjnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Vizita në pikën e pushimit të vendosur pranë Adem Nikçit te Podi i Jakupit mund të arrihet edhe me një automjet të vogël, pasi ka rrugë të asfaltuar deri afër. Gjithsesi, pamjet spektakolare do t'ju magjepsin dhe ju sigurojmë se do të bëni fotografi që të shkaktojnë zili.

Pasi keni vizituar pamjet përrallore të bjeshkëve të Istogut dhe Pejës, si dhe pjatat e përgatitura me dashuri nga stanarët, me siguri do të mbeteni të etur për më shumë.

Për më shumë informacion mbi shërbimet e tyre turistike, mos hezitoni të kontaktoni ndonjë prej tyre:

1.    Gjevahire Gusturanaj              044 200 197

2.    Emine Kabashi                        044 326 905

3.    Xhevat Avdijaj                         045 300 546

4.    Ramadan Zeqiraj                    044 723 312

5.    Luan Qetaj                              044 962 215

6.    Hysni Morina                           044 220 809 / 044 391 881

7.    Adem Nikci                             044 548 940

8.    Drita Morina                            044 266 849 / 044 569 362

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dyvjeçar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, IPA-II.