Përjetoni kampingun malor në mënyrën më piktoreske

Istog dhe Pejë

IADK njofton me kënaqësi adhuruesit e aventurës finalizimin e katër (4) kampeve të ndërtuara në lartësi të bjeshkëve të Istogut dhe Pejës. Tashmë, vizitorët mund të përjetojnë kamping në disa nga majat më të largëta në Istog, përkatësisht në malin e Moknës, Corrovodës dhe Shoshanit, ose në malin e Milishecit në komunën e Pejës.

Pavarësisht nëse jeni duke u zhytur në pamjet anembanë fshatrave nga majat e bjeshkëve të Istogut dhe Pejës, ose duke lundruar në lartësitë e thepisura të natyrës pothuajse të paprekur, kampingu dhe shëtitjet në malet e këtyre komunave nuk dështon të emocionojë as aventurierët më me përvojë në natyrë.

Largohuni nga jeta stresuese urbane, turmat në zonat e ulëta dhe shijoni natyrën me kafshë të egra të pakapshme si arinjtë e murrmë, ujqit, dhitë e malit dhe shumë zogj të egër. Ngritni mendjemprehtësinë tuaj në natyrë në një nivel krejtësisht të ri duke kampuar në mot të paparashikueshëm, luhatje të temperaturës dhe të erës dhe eksploroni disa nga majat më piktoreske në bjeshkët e Istogut dhe Pejës.

Kampingu në Corrovodë

Koordinatat: 42.83982, 20.41904     Personi kontaktues: Visar Kabashi: +383 49 457 082

Mblidhni shokët tuaj që janë adhurues të natyrës dhe ndizni zjarrin në kampingun e ndërtuar në Corrovodë. Bëni kamping me tenda në vend të largët në një lartësi prej rreth 1,767m, që mund të arrihet me një udhëtim me çanta shpine ose automjete 4x4 duke ju dhënë një përvojë jashtë rrugës standarde.

Eksploroni me ndihmën e Visarit shtigjet e ndryshme, shpellat malore, planifikoni me të një seancë me paragliding ose thjesht shijoni bisedat e vona të natës dhe histori të frikshme të treguara përreth zjarrit të kampit.

Lëreni kampin me rroba të pista, flokë të çrregullta dhe histori që ia vlen të tregohen, kamponi në Cerrovodë ku ja vlen barra qiranë.

Kampingu në Shoshan

Koordinatat: 42.81572, 20.37463     Personi kontaktues: Haki Zeqiri: +383 49 224 037

Kaloni një eksperiencë freskuese kampingu të rrethuar nga pishat, në kampingun e ndërtuar në Shoshan në një lartësi prej rreth 1,743m.

Turistët që pëlqejnë të shijojnë natyrën e egër dhe të kenë pak ose aspak kontakt me të tjerët duke mos lënë asnjë gjurmë pas, tani mund ta bëjnë këtë duke përdorur kampingun në Shoshan. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosi tendat në kampet e rrethuara nga druri dhe të mbledhin dru zjarri për të ndezur një zjarr kampi në vatrave prej guri natyror të ndërtuar nga IADK.

Shijoni privatësinë e ofruar nga një vend i izoluar i fshehur mes pishave gjatë ditës dhe përqafoni pamjet e pabesueshme qiellore gjatë natës.

Kampingu në Mokna

Koordinatat: 42.87975, 20.55060     Personi kontaktues: Besnik Gusturanaj: +383 44 200 197

Bëni kamping gjatë natës në kampingun e ngritur në bjeshkën e Moknës, përpara se të bëni një shëtitje në një lartësi prej 1,580m ose të shijoni një foto me tufat e bagëtive të Besnikut që enden prgjatë rrugës nëpër këto livadhe me lartësi të madhe.  

Kampingu në bjeshkën e Moknës, përveç vatrave bazë të zjarrit dhe ndenjëseve prej guri natyror, gëzon gjithashtu një pikë pushimi me kapacitet deri në 20 persona. Me një njoftim të shkurtër, zonja Gjevahire me kënaqësi do të përgatiste gatimet e saj të famshme tradicionale për të cilat betohen të gjitha familjet e bjeshkës së Moknës.

Kampingu në Milishec

Koordinatat: 42.63639, 20.13742     Personi kontaktues: Zeki Ahmetgjekaj: +383 49 850 857

Ju mund të dëgjoni erën që fryn nga tenda juaj ndërsa flini pikërisht pranë natyrës piktoreske të bjeshkës së Milishecit.

Në një lartësi prej 1,682m, ju mund të takoni Zekin për një raki të shtëpisë, të përmirësoni shkathësit tuaja të marrjes në shënjestër duke garuar në gjuajtje me shigjeta me Zekin, ose të luani fshehurazi me Borën (qenin e bardhë të Zekit)

Vazhdoni aventurën me një shëtitje nëpër shtigje të famshme kombëtare dhe ndërkombëtare, megjithatë kini kujdes peizazhi magjepsës ju bën të ecni më shumë sesa keni planifikuar. Duke humbur çasjen në telefon, ju do gjeni veten në drejtimin e duhur në bjeshkët e vendit tonë.