IADK vizitohet nga delegacioni i Ambasadës Suedeze dhe stafit të DRC Kosova

IADK

Sot me datë 01.10.2021 IADK është vizituar nga delegacioni i Ambasadës Suedeze dhe stafit të DRC Kosova për të parë nga afër aktivitetet që është duke i zhvilluar IADK në sektorët që mbulon.

Gjatë vizitës Drejtori Ekzekutiv i organizatës Z. Zenel Bunjaku si dhe Menaxherja e Projektit Znj. Hafize Veseli Sylejmani prezantuan aktivitetet dhe rezultatet e projektit të financuar nga SIDA, mbështetur nga DRC Kosova dhe zbatuar nga IADK. Po ashtu përfituesit e projektit kanë prezantuar produktet e tyre të krijuara nga mbështetja e projektit “Supporting Social Entrepreneurship and Promoting Socio-economic Empowerment in Minority Communities in Kosovo” si pjesë e komponentit bujqësor të projektit, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).