Përzgjedhën 15 stane në komunën e Pejës që do të pajisen me sisteme solare

Pejë

Komuna e Pejës është zhvilluar shumë sa i përket sektorit të turizmit, prandaj shumë qytetarë janë fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve turistike si veprimtari primare. Në këtë komunë mbizotërojnë villat dhe stanet tradicionale nuk janë shumë të përhapura. Megjithatë, ende ekzistojnë fermerë që migrojnë së bashku me bagëtinë e tyre në bjeshkë dhe kanë  mungesë të theksuar të furnizimit me energji elektrike. Ushtrimi i kësaj tradite bëhet shumë atraktive veçanërisht për turistët e huaj që janë kureshtarë mbi këto zakone unike të vendit tonë.

Prandaj, potenciali i zhvillimit të turizmit malor në këto zona është i lartë, dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) me qëllim të përfshirjes së transhumancës në ofertën e turizmit të Kosovës do të adresoj mungesën e energjisë elektrike duke furnizuar stanet tradicionale me sisteme solare. Kjo bëhet në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dy -vjeçar (2020-2022), i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Projekti do të përfshijë komunën e Istogut dhe atë të Pejës, dhe ka për synim përmirësimin e kushteve elementare për ofrim të shërbimeve ndaj turistëve.

Nё kuadёr kёtij aktiviteteti, në komunën e Pejës, kanë aplikuar gjithësej 40 kandiatë. Nё bazё tё kritereve tё pёrcaktuara në projekt, ёshtё bёrё pёrzgjdhja e 15 kandidatëve për t’i furnizuar me sisteme solare, 6 nga të cilët  të kapacitetit të lartë dhe 9 me kapacitet më të ulët.

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur fermerët e përzgjedhur (pronar të staneve) për furnizim me sisteme solare nga komuna e Pejës:

Nr.

Emri dhe Mbiemri

Vendbanimi

Bjeshka ku ndodhet stani

Përfitues

1

Agush Rexhaj

Katundi i ri

Sejnovë

Sisteme solare të mëdha

2

Valbone Mujaj

Jabllanicë e vogël

Bjeshkët e thata

Sisteme solare të mëdha

3

Drita Morina

Pejë

Shtedim

Sisteme solare të mëdha

4

Zeki Ahmetgjekaj

Pejë

Milishevc

Sisteme solare të mëdha

5

Fatos Lajçi

Pejë

Pepaj - Hajlë

Sisteme solare të mëdha

6

Nuredin Morina

Loxhë

Shtedim

Sisteme solare të mëdha

7

Metë Nimoni

Gllaviçicë

Shesta e Lipës

Sisteme solare të vogla

8

Blerim Lajçi

Pejë

Bojoviq

Sisteme solare të vogla

9

Durim Lajqi

Pejë

Bojoviq

Sisteme solare të vogla

10

Agim Haliti

Sigë

Rusoli

Sisteme solare të vogla

11

Ramiz Lajçi

Pejë

Bojoviq

Sisteme solare të vogla

12

Hysni Morina

Loxhë

Shtedim

Sisteme solare të vogla

13

Qerim Shala

Loxhë

Shtedim

Sisteme solare të vogla

14

Mehmet Haliti

Sigë

Rusoli

Sisteme solare të vogla

15

Deli Shala

Loxhë

Shtedim

Sisteme solare të vogla

Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të diskutoni më tej, ju lutemi kontaktoni +383 49 224 904 dhe +383 49 777 046.