IADK është organizatë e themeluar në vitin 2004 me seli në Vushtrri, cila me aktivitetet e saj angazhohet për zhvillimin rural, për krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike në viset rurale, zvogëlimin e papunësisë dhe importit, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Kosovë.
Që nga themelimi i saj, IADK ka shërbyer si shembull i mirë për formën e organizimit, përkushtimin dhe transparencën në punë duke ngritur vazhdimisht numrin e partnerëve të jashtëm, numrin e fermerëve përfitues dhe në këtë mënyrë edhe shtimin e vëllimit të punës e rritjen e numrit të stafit profesional.
IADK bashkëpunon ngushtë me fermerët e Kosovës dhe shoqatat e tyre, organizatat tjera joqeveritare, komunat dhe autoritetet qeveritare, duke i kushtuar rëndësi diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në aktivitetet e saj. Si një organizatë e përbërë nga një staf profesional, IADK synon të zhvillojë kapacitetet prodhuese të fermerëve, ngritjen e fuqisë së tyre konkurruese në treg, të shpërndajë njohuri për praktikat më të mira të prodhimit bujqësor dhe të përpunimit shtëpiak duke lobuar për politika dhe projekte që i kontribojnë zhvillimit rural në Kosovë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, IADK nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim edhe grupet e margjinalizuara, minoritetet fetare e etnike, fermerët dhe gratë shtëpiake nga zonat e thella rurale. Për punën dhe angazhimin e IADK-së kanë meritë të madhe donatorët, partnerët dhe sponzorët tanë të ndryshëm për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të pakursyer. Punën tonë e bën më të lehtë edhe angazhimi dhe korrektësia e fermerëve për të zbatuar në praktikë njohuritë e fituara nga këshillat apo nga trajnimet e organizuara nga ekspertët tanë.
Për më shumë rreth IADK-së, ju lutemi të shfletoni web faqen tonë duke mos i kursyer komentet ose sygjerimet tuaja që mund të na ndihmojnë në përmirësimin e kësaj faqeje apo të aktiviteteve tona në përgjithësi.