FALËNDERIM!

🎗️Tetori Rozë: Mbështetje për Gratë e Prekura nga Kanceri i Gjirit🎗️

Në kuadër të aktivitetit të "Tetorit Rozë," grupi i grave GIGVA, me mbështetjen e IADK-së, organizoi një iniciativë të veçantë për të ndihmuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit. 🌷

Gjatë këtij aktiviteti, anëtaret e grupit GIGVA dhe stafi i IADK-së përgatitën dhe shiten ëmbëlsira të ndryshme, duke mbledhur fonde për këtë kauzë. Me shumë kënaqësi njoftojmë se të gjitha paratë e grumbulluara u dhuruan katër grave që po përballen me kancer, duke ofruar një mbështetje modeste financiare dhe morale në këtë moment të vështirë të jetës së tyre. 👭

Gratë e prekuara nga kanceri shprehën mirënjohje të thellë, duke theksuar se këto fonde do t’i ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve për terapitë e tyre. Ky është një shembull frymëzues se si veprimet tona, sado të vogla, mund të kenë një ndikim të madh në jetën e dikujt tjetër. 👏

Faleminderit të gjithë qytetarëve që kontribuan dhe mbështetën këtë kauzë, grave të përkushtuara vullnetare dhe punonjëseve të organizatës tonë!

Bashkë, ne vazhdojmë të ofrojmë shpresë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.