IADK çertifikon kandidatet në sektorin e përpunimit të ushqimit – programi qumështar!

Me datë 28.06.2024, është realizuar ceremonia e certifikimit për të vlerësuar arritjet e 15 kandidatëve që përfunduan me sukses trajnimin në përpunim të qumështit. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, mbështetur nga Donatori #Bread for the World (BfdW).

Në përputhje me programet e validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, kandidatët e suksesshëm janë kualifikuar me Nivelin III, sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 4 kredi. Certifikatat u dorëzuan nga z. Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, së bashku me Drejtoreshën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, znj. Anita Abdullahu-Dvorani, të cilët i përgëzuan kandidatet për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë periudhës së trajnimeve.

Kjo ngjarje e rëndësishme sjell një shembull të frytshëm të nismës së fuqizimit të grave në aspektin ekonomik dhe social në Kosovë. 💼👩‍🌾