Mbahen sesione informative për zhvillimin e bujqësisë në Lipjan dhe Leposaviq

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizoi dy sesione informuese më 18 qershor 2024 në Komunën e Lipjanit dhe më 20 qershor 2024 në Komunën e Leposaviqit. Këto sesione prezantuan projektin "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i cili është mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Ky projekt fokusohet në komunat e Lipjanit dhe Leposaviqit, duke synuar në mënyrë specifike komunitetin RAE (rom, ashkali dhe egjiptian) dhe grupet tjera joshumicë.

Gjatë sesioneve u theksuan aktivitetet kryesore të projektit:

• Grantet për projekte bujqësore

• Trajnim profesional dhe praktik bujqësor

• Mundësi punësimi përmes partneriteteve me kompani

Qëllimi i projektit është të fuqizojë komunitetet rurale, të rrisë rritjen ekonomike dhe të promovojë gjithëpërfshirjen në sektorin bujqësor.