Të rinjtë përfitojnë nga projektet e IADK-së🌱

Me qëllim të lehtësimit për qasje në tregun e punës për të rinjtë e diplomuar në shkencat e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore, si dhe avancimit të tyre në aspektin profesional, IADK po vazhdon përkrahjen përmes programit të punës praktike për të rinjtë.
Gjatë muajve mars-prill 2024 janë sistemuar në punë praktike me pages në perudha tremujore 20 studente që kanë përfunduar apo janë afër përfundimit të studimeve në bujqësi apo teknologji ushqimore, për të vazhduar përkrahjen edhe për 10 studente tjera gjatë muajve vijues.
Elvira Berisha dhe Diellza Velijaj, janë dy nga 30 përfitueset e programit të praktikes nga IADK për vitin 2024. Njohurit dhe eksperienca nga studimet u kanë shërbyer për zhvillim profesional që vazhdon e pasurohet përmes këtij programi të praktikes.
Elvira, është e angazhuar në Delfin LTD, një nga kompanit lidere në Kosovë, e specializuar në shitje dhe distribuim të mallrave ushqimorë dhe përfaqëson ekskluzivisht mbi 30 brende rajonale dhe globale nga 4 kontinente. Diellza është duke vijuar praktikën në kompanin LB GROUP, kompani e specializuar në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pastiçeri, furra buke dhe sektorit të paketimit.
Ky aktivitet është duke u realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BftW nga Gjermania.