BE-ja ndihmon Kosovën në realizimin e axhendës së saj evropiane, edhe me anë të një pranie të theksuar të saj në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazohen në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, që ka hyrë në fuqi që nga viti 2016.Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUOK) është pjesë e një rrjeti me më shumë se 130 Delegacione të BE-së në mbarë botën dhe roli i tyre është kryesisht paraqitja, shpjegimi dhe zbatimi i politikës së BE; këtu përfshihet analiza dhe raportimi mbi politikat dhe zhvillimet në vendet partnere ku Delegacionet janë të akredituara. Zyra e BE-së luan rol kyç në zbatimin e asistencës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.
Pas përfundimit dhe zbatimit të suksesshëm të programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2007-2013, programi IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 u krijua si një program i ri nën instrumentin financiar IPA II. Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të rajonit në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Kjo do të mund të arrihet nëpërmjet projekteve të përbashkëta që zbatohen brenda prioriteteve tematike (PT) si më poshtë vijon:
Në përputhje me prioritetet e strategjike, aktivitetet e DRC-së në Kosovë përqendrohen në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për popullatat e zhvendosura dhe të prekura nga konflikti, adresimin e shkaqeve rrënjësore të zhvendosjeve dhe konflikti, dhe promovimin e pajtimit ndër-komunal. DRC kërkon të mbështesë riintegrimin dhe zhvillimin social dhe ekonomik përmes punës për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe mundësitë për të kthyerit dhe komunitetet pritëse. RDC gjithashtu punon për të forcuar partneritetet me OJQ lokale dhe organizatat e shoqërisë civile për të siguruar mbështetjen e duhur për përfituesit, si dhe ndërtimin e kapaciteteve me autoritetet lokale për të përmirësuar procesin e regjistrit civil në Kosovë.