Vizita studimore në sektorin e blegtorisë – përvojë praktike dhe shkëmbim njohurish ndërmjet fermerëve

Vizita studimore në sektorin e blegtorisë – përvojë praktike dhe shkëmbim njohurish ndërmjet fermerëve

 
Me qëllim të zhvillimit të njohurive praktike është organizuar vizita studimore me përfituesit e trajnimeve profesionale dhe granteve në sektorin e blegtorisë, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga përvojat e fermës model dhe të shkëmbejnë praktika të mira në menaxhimin e fermave.
Vizita studimore është realizu në fermën ‘’Ferma Kosova” në fshatin Lybeniq të Komunës së Pejës me pronar Shkëlqim Rrustemaj të cilin e falenderojm për mikëpritje dhe njoftim të fermerve me të gjitha proceset e mbarështimit të lopëve qumështore.
 
Vizita u pritë me interes të madh, duke ofruar mundësi për shkëmbim përvojash dhe mësime të vlefshme që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale të fermerëve.
 
Pjesëmarrësit u njohën nga afër me menaxhimin e fermës, kujdesin ndaj kafshëve, të ushqyerit e lopëve qumështore sipas fazave të llaktacionit, përmirsimet gjenetike (kryqëzimet dhe teknikat e mbarësimit), higjiena e qumështit dhe paisjeve mjelëse sipas standardeve të përcaktuara, mirëmbajtja dhe higjiena në shtallë dhe teknikat e përmirësimit të prodhimit.
 
Kjo vizitë është realizu në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga Donatori Bread for the World nga Gjermania, dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.
Se
Ndaj

Në dispozicion: SHQ, ENG