Festojmë certifikimin e 15 kandidateve nga Komuna e Malishevës të cilat me sukses përfunduan trajnimin në kualifikimin “Konzervuesit e frutave, perimeve dhe te ngjashme”.

Festojmë certifikimin e 15 kandidateve nga Komuna e Malishevës të cilat me sukses përfunduan trajnimin në kualifikimin “Konzervuesit e frutave, perimeve dhe te ngjashme”.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të IADK-së dhe Komunës së Malishevës, partnerë në realizimin e programit të trajnimit, i cili u zhvillua gjatë periudhës gusht–tetor 2026.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, z. Zenel Bunjaku, ndau certifikatat për pjesëmarrëset, në praninë e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, z. Sylë Dukolli, i cili me këtë rast përgëzoi pjesëmarrëset për përfundimin e trajnimit dhe u uroi suksese në zbatimin e njohurive dhe aftësive të fituara.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga donatori gjerman BfdW.

Ndaj

Në dispozicion: SHQ, ENG