Si mund t'i zbusin këto rreziqe fermerët

Si mund t'i zbusin këto rreziqe fermerët

 

- Të prehen llastarët e lënduar për të nxitur zhvillimin e llastarëvë anësor afër trungut të hardhisë së rrushit. Kjo do të rezultojë në prodhimin e llastarëve të shëndetshëm dhe të frytshëm për vitin e ardhshëm.


- Vazhdoni të mbroni gjethet dhe llastarët nga hiri për pjesën tjetër të sezonit për të nxitur rritjen e shëndetshme të llastarëve për të mbijetuar dimrin e ardhshëm.

 
- Ky produkt tradicional i sigurimit është dizajnuar për të mbrojtur prodhuesit e rrushit të verës kundër dëmtimeve të breshrit në vreshtat e tyre, duke siguruar mbështetje financiare në rast të një reduktimi të ndjeshëm të vëllimit të prodhimit bujqësor si rezultat i ekspozimit të breshrit. Përveç kësaj, këto produkte të sigurimit përfaqësojnë një mjet të rëndësishëm për të zbutur rreziqet dhe për të siguruar një rrugë më të sigurt për investimet e bankës.

 

Rëndësia ekonomike e vreshtave

 

Sektori i vreshtave në Kosovë zë një vend të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky sektor është ambasadori i Kosovës në tregun ndërkombëtar në aspektin e produkteve vendore. Vera është një produkt që e bën të njohur Kosovën për cilësinë dhe sasinë e prodhuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme që rreziqet nga moti të rrushit të verës të zbuten dhe sidomos rreziqet nga breshri, në mënyrë që fermerët kosovarë të mund të vazhdojnë me prodhimin dhe cilësinë e tyre dhe të jenë shumë konkurrues në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ndaj
Ndaj

Në dispozicion: SHQ, ENG, SRB