IADK organizoi panelin e diskutimit me temën “E drejta e pronës për gratë dhe ndikimi i saj në qasjen në financa dhe grante”, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë e grave në qasjen në pronë, financa dhe mbështetje institucionale.
Panelin e udhëhoqi Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, ndërsa diskutimi vazhdoi me Antigona Dajakaj, Koordinatore e Projektit FRIEDA për Kosovën, Lulzim Shamolli nga Ministria e Bujqësisë, Elirjeta Beka nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Vlora Mehanja nga Banka Qendrore e Kosovës, Anita Toçi nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore si dhe Fitore Loxha Tolaj nga FINCA.
🤝 Diskutimit iu bashkuan edhe përfaqësues nga komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Shtimes, si dhe gratë pjesëmarrëse të trajnimeve dhe granteve të IADK-së, të cilat ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre.
🌾 Bashkë për më shumë mundësi, qasje dhe fuqizim ekonomik për gratë!
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA.





Në dispozicion: SHQ, ENG