🎉Ceremonia e Hapjes sĂ« NjĂ«sisĂ« sĂ« PĂ«rpunimit

🎉Ceremonia e Hapjes sĂ« NjĂ«sisĂ« sĂ« PĂ«rpunimit

Vushtrri
🌿Sot u shënua hapja e njësisë përpunuese të Elhame Bllatës, një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë së saj.
Për realizimin e kësaj nisme, Elhamja është mbështetur me grant për hapjen dhe funksionalizimin e njësisë përpunuese, ndërsa paraprakisht ka përfunduar edhe trajnimin në organizatën IADK, duke fituar njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë.
 
Ky grant dhe trajnimi kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për konkretizimin e idesë së saj dhe për krijimin e një mundësie të re për zhvillim dhe punësim. Hapja e kësaj njësie është dëshmi e punës, përkushtimit dhe vullnetit për të ndërtuar një veprimtari të qëndrueshme dhe për të sjellë produkte cilësore.đŸ€
 
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë familjarë, pjesëmarrës dhe bashkëpunëtorë. Me fjalë rasti u drejtuan drejtori i IADK-së, z. Zenel Bunjaku, dhe zyrtari komunal, z. Fatmir Feka.
 
🎉Urime Elhame Bllatës për këtë arritje dhe për hapin e ri në rrugëtimin e saj!
 
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA.
Ndaj

NĂ« dispozicion: SHQ, ENG