đŸŒ± PĂ«rkrahje pĂ«r shtatĂ« fermerĂ« me dredhĂ«za nĂ« Skenderaj! 🍓

đŸŒ± PĂ«rkrahje pĂ«r shtatĂ« fermerĂ« me dredhĂ«za nĂ« Skenderaj! 🍓

Skenderaj
Përkrahje për shtatë fermerë me dredhëza në Skenderaj!
IADK ka përfunduar shpërndarjen e pakos përkrahëse dhe po vazhdon ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe asistencës profesionale për shtatë fermerët përfitues nga Komuna e Skenderajt, të cilët tashmë kanë mbjellë fidanët e dredhëzës.
Pas përzgjedhjes së fermerëve përfitues në sektorin e pemëtarisë, është realizuar shpërndarja e pakos përkrahëse, e cila përfshin:
8,000 fidanë të dredhëzës, të varieteteve Aprica dhe Albion, për një sipërfaqe prej 1,500 m²;
Sistem të ujitjes pikë-pikë, së bashku me inputet përcjellëse dhe venturin;
Trajnime profesionale dhe këshillim për përfitues gjatë gjithë procesit të kultivimit.
Të gjithë përfituesit kanë realizuar aktivitetet e nevojshme për përgatitjen e tokës, mbjelljen e fidanëve, instalimin dhe përdorimin e sistemit të ujitjes, si dhe kujdesin e mëtejmë për kulturën, në përputhje me rekomandimet e ekspertëve të IADK-së.
Përmes kësaj përkrahjeje synojmë të kontribuojmë në rritjen e prodhimit, përmirësimin e të ardhurave dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për punësim dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, financuar nga Bread for the World (BftW), Gjermani, dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere dhe përfituesit.
Ndaj

NĂ« dispozicion: SHQ, ENG, SRB