IADK organizoi takim B2B me fermerët përfitues të granteve në sektorin e blegtorisë, përfaqësues të bizneseve, institucioneve lokale dhe ekspertë të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.
Takimi u mbajt sot (24.11.2026) në IADK, dhe kishte për qëllim krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet fermerëve dhe bizneseve, identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe forcimin e partneriteteve në sektorin e blegtorisë.
Gjatë takimit, bizneset (pikat e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit), si dhe kompanitë prodhuese të koncentratit, prezantuan ofertat dhe mundësitë e bashkëpunimit. Përmes diskutimeve në të përbashkëta dhe takimeve individuale B2B, fermerët patën mundësi të adresojnë sfidat e tyre dhe të diskutojnë kushtet e bashkëpunimit me bizneset.
Aktiviteti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të blegtorisë, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë së qumështit.
IADK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe promovimin e partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga organizata Bread for the World nga Gjermania dhe i bashkëfinancuar nga komunat partnere.







Në dispozicion: SHQ, ENG