SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt trevjeçar (2026-2028), i përkrahur nga Donatori Bread for the World nga Gjermania.

Gjatë vitit 2026 përmes projektit është planifikuar përkrahja e 15 të rinjve/studentëve me punë praktike, si mundësi për lehtësim të qasjes në tregun e punës. Pas përzgjedhjes me studentët paraprakisht do tё organizohen 5 ditё trajnime për shkathtësi të buta, që do të mbahen në IADK dhe pastaj do tё sistemohen në punë praktike në kompani bujqësore dhe agropërpunuese.

IADK inkurajon tё rinjtë/studentёt e universiteteve publike dhe private (nga programi i shkencave bujqësore apo teknologjisë ushqimore), tё cilët kanë përfunduar apo janë afër përfundimit të studimeve, të aplikojnë për këtë mundësi të kryerjes së praktikës në punë, që përshtatet me fushën e tyre të studimit. Studentët e përzgjedhur do të duhet të gjejnë dhe të kryejnë punën praktike kompani private, veprimtaria e të cilave ndërlidhet me profesionin e tyre. Gjatë kësaj periudhe 3-mujore, ata do të marrin një kompensim  në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe komunikimit.

KRITERET PËR APLIKIM  JANË:

 

Aplikimi është i hapur për të rinjtë/studentët e shkencave bujqësore dhe teknologjisë ushqimore nga të gjitha komunat e Kosovës, që plotësojnë kriteret si në vijim:

·         Të diplomuar viteve tё fundit apo që janë në përfundim të studimeve;

·         Student tё papunё dhe qё nuk kanё kryer punë praktike më parë;

·         Të tregojnë gatishmëri dhe përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe punë praktike;

 

Mënyra e aplikimit:         

·         Nëpërmjet adresës elektronike: foodprocessing@iadk.org  & sylejmanbunjaku@hotmail.com

·         Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;  

Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: Aplikacioni.doc

 

 

Afati për aplikim është deri më 28.01.2026.

Për informata shtesë mund të kontaktoni nga ora 800-1600 (+383 44 412 475; +383 45 695 176;);