Vizitat shkëmbyese ndihmojnë të riatdhesuarve në njohjen me praktikat e mira kultivuese dhe shfrytëzimin racional të serrave

Malishevë, Klinë, Rahovec dhe Skënderaj

Tetë (8) të riatdhesuar, mbështetur nga organizata IADK patën mundësi që të vizitojnë dy serra nga ku prodhohen fidanët e perimeve dhe serrën për kultivimin e perimeve në fshatin Godancë të Shtimës. Ekspertët dhe partnerët e IADK-së informuan përfituesit/të riatdhesuarit nga Komunat Malishevë, Klinë, Rahovec dhe Skënderaj mbi praktikat e mira bujqësore, kultivimin e fidanëve, shfrytëzimin e mekanizmit të avancuar në prodhim të fidanëve, kushtet e kërkura agroteknike dhe shfrytëzimin racional të serrës për gjatë gjithë vitit. Këto vizita do të rrisin nivelin e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha do ti ndihmojnë fermerëve për tu njohur me praktikat aktuale të kultivimit.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.