Demonstrim praktik i krasitjes dimërore
Drenas, Skenderaj, Podujevë dhe Istog
Krasitja dimërore rregullon raportin në mes të rritjes vegjetative dhe qëndrueshmërisë së prodhimit në faza afatgjate, në sasi dhe cilësi të duhur.
Me qëllim të ngritjes së njohurive rreth krasitjes dimërore dhe punëve tjera të rëndësishme në pemishte, me theks të veçantë në spërkatjen dimërore për mbrojtje e bimëve ndaj agjentëve të dëmshëm biologjik. IADK organizoi trajnime praktike rreth krasitjes së pemëve, ku pastaj është diskutuar për spërkajen dimërore si proces pasues.
Fermerët pemëtar nga komuna e Drenasit, Skenderajit, Podujevës dhe Istogut, ku gjithsej morën pjesë 55 pjesëmarrës, që janë të angazhuar në këtë veprimtari. Demonstrimi i krasitjes është kryer në kultura si: mollë, kumbullë dhe dardhë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin si kryhet krasitja dimërore, të disutojnë dhe pyesin për problemet dhe vështirësitë që hasin gjatë krasitjes.
U ndanë të kënaqur me njohuritë që përfituan rreth formave të krasitjes, kohës dhe rëndësisë së saj si një ndër masat kryesore pomoteknike, njëkohësisht për rëndësinë, kohën, preparatet dhe kujdesin që duhet kushtuar gjatë spërkatjes dimërore.
Për të lexuar rreth njohurive elementare të krasitjes mund të klikoni këtu.
Ky trajnim praktik është organizuar nga IADK, është mbajtur nga ekspertët e IADK-së dhe ishte falas.