Njohuritë elementare për krasitje

Qafa e rrënjës – pjesa ndërlidhëse në mes të s. rrënjor dhe s. mbitokësor

Trungu – pjesa prej Q. së rrënjës deri te degëzimi i parë i cili mund të jetë i gjatë (60 ; 60-100; mbi 100cm)

Udhëheqësi qendror – pjesa e degëzuar e pemës nga trungu deri te vazhduesi i U. qendror

Vazhduesi i udhëheqësit qendror – pjesa që i prinë rritjes së U. Qendror

Degët: Skeletore (primare, sekondare, terciare), Veshëze (degët e rendit të katërt e më tuje: degëza të shkurtra (3-6cm, me kënd 900), degëza të holla (10-25 cm), degëza torbeste (sh. vjeçare, 2-3cm), degëza të përziera (2-3 vjeçare), degëza drunore (50-60 cm shërbejnë për formimin e kurorës), thithakët (zhvillohen nga sythat e fjetur), degëza bukëtore (3-6cm, kanë  4-7 sytha frutor, jetojnë deri 30 vite)

Sythi – Vegjetativ (aktiv, fjetur, adventiv) (apikal, terminal), (drunor, gjethor), Gjenerativ (i luleve) (thjeshtë, të përbërë) 

Njohja cikleve të zhvillimit

  • Cikli jetësor – Faza embrionale ( nga fekondimi i lules deri te mbirja e farës), Faza e rinisë (vegjetative), Faza e pjekurisë (frutdhënës), Faza e plakjes
  • Cikli Vjetorë – Faza e vegjetacionit  dhe Faza e qetësisë së detyrueshme

Format e kurorave

  • Formë e lire
  • Gjysmë e dirigjuar – piramidë e përmirësuar, vaze e përmirësuar
  • Dirigjuar – Piramidale, vaze, palmetë, kaçubë e thepisur, shtizë e hedhur, aksi vertikal, balerinë, hajtek, V sistem, shtizë e dyfishtë etj

Kakteristikat e kultivarëve

  • Reneta kanadeze – degëzat në këndin 10o – 70o formojnë sytha frutor
  • Starkrimsoni – degëzat në këndin 00o – 80o formojnë sytha frutor
  • Delisheci të artë – degëzat në këndin 30o – 120o formojnë sytha frutor
  • Gala – degëzat në këndin 45o – 100o formojnë sytha frutor
  • Greny Smithi – degëzat në këndin 70o – 180o formojnë sytha frutor

Njohja e kohës  së krasitjes

  • Krasitja dimërore
  • Krasitja e gjelbër

Krasitja dimërore

Aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës më mirë është të aplikohet pas periudhës së jarovizimit (kurë pema i nënshtrohet një shumë të temperaturave të ulëta),  Shkurt – Mars.

Veglat -  adekuate dhe të pastra (të dezinfektuar kohë pas kohe me alkool 90%)



  

 

  • Krijimi i vizionit – sistemi i kultivimit, forma, konkurrenca, ndriçimi, ngarkesa me lule
  •  
  • Largimi i pjesëve të sëmura , të infektuara  dhe të thyera
  •  
  • Degëzat njëvjeçare largohen tërësisht nga kurora e pemës ose ngelin të pa prekura me përjashtim kur nuk ka rritje të mjaftueshme dhe dëshirojmë të stimulojmë rritjen përmes shkurtimit
  •  
  • Degëzat e vjetra veshëze ose ato dy vjeçare rrallohen ose priten
  •  
  • Degët skeletore mirëmbahen në atë lartësi që do ti përgjigjet sistemit të projektuar të kurorës duke larguar lastarët e fuqishë nga majat e këtyre degëve, (konkurrentët ose fshesat)
  •  
  • Degëzat dhe degët konkurrente ndaj udhëheqësit qendror shkurtohen në cep
  •  
  • Unazimi i pjesëve të zhveshura të udhëheqësit qendror mbi syth të fjetur apo degëze të zhvilluar dobët (Mars – Maj)
  •  
  • Largimi i pjesëve të prera  nga pemishtja