Invitation to Apply for Grants in the Beekeeping Sector

Rreth projektit

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt tre-vjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere. 

Ndёr aktivitetet kryesore të projektit ёshtё përkrahja me grante e fermerëve të vegjël, të rinjve dhe grave, me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore, me qëllim të krijimit të mundësive për gjenerimin e të ardhurave dhe vet-punësim. 

Gjatë vitit 2025 do të përkrahen 10 fermer me grante ( pajisje) me vlerë mesatare 3,000.00 €  për sektorin e bletarisë në Komunën e Skenderajt. 


Andaj, ftohen fermerët, gratë dhe të rinjtë, qё tё aplikojnё  për grantet e lartëcekura.

Kriteret që duhet plotësuar për aplikim

  • Aplikuesit duhet të jenë nga komuna e Skenderajt. 

  • Të jenë fermer/e të vegjël të pa punë që janë të angazhuar në sektorin e bletarisë dhe kanë potencial për të zgjeruar dhe diversifikuar aktivitetet bujqësore (prioritet të rinjët 18-35 vjeç).

  • Të kenë ide të qarta rreth investimeve nga granti për të qenë në përputhje me burimet që ai/ajo disponon, dhe që ka ndikim në gjenerimin e të hyrave.

  • Të posedojë së paku 20 shoqëri bletësh dhe nuk kanë përfituar grante për bletari, jetojnë në zonat rurale dhe me kushte të vështira ekonomike (do të kenë prioritet).

  • Të jenë të gatshëm për përcjelljen e trajnimeve dhe këshillave të ofruara nga projekti.

  • Të jenë të gatshëm për të bashkëfinancuar në projekt/grant .

Dokumentet për aplikim

  • Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së apo zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Skenderajt., ose përmes e-mailave duke kontaktuar hajraleonora@gmail.com dhe sylejmanbunjaku@hotmail.com

  • Aplikacioni duhet të përmbaj të gjithë informacionet e kërkuar, dhe të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat e Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Skenderajt, si dhe mund të dërgohet edhe në formën elektronike në e-mail adresën: hajraleonora@gmail.com dhe sylejmanbunjaku@hotmail.com


  • Krahas aplikacionit, aplikuesi duhet të dorëzojë edhe:

  1. Kopjen e letërnjoftimit, dhe

  2. Certifikatën familjare 

Shënim: përfituesit e përzgjedhura, kërkohet të kenë dëshmi të pronësisë së tokës (“fletën poseduese”), ky dokument nuk kërkohet në fazën e aplikimit. 


  • Aplikacioni me dokumentet tjera të kërkuara duhet të dorëzohet jo më vonë se data 03.04.2025 deri në ora 16:00.

Për informacione shtesë mund të na kontaktoni në numrin: +383 44 412 475 nga ora 8:00 – 16:00.