Poultry

Thëllëzat japoneze janë zogj të cilët mund të jetojnë në kafaze të vogla, ambient të hapur dhe janë të lehta për tu mbajtur. Ato mund të preken nga sëmundje të ndryshme të pulave por në shumicën e rasteve janë rezistente ndaj sëmundjeve. Thëllëza japoneze hyn në prodhim nga dita e 42 por në prodhim të plot hyn nga dita e 50. Me një kujdes të mirë ato mund të prodhojnë deri në 200 vezë në vitin e parë.


Gjeli i detit është shpend i madh i cili kultivohet kryesisht për mish dhe mishi i tyre bën pjesë në kategorinë e mishit më cilësor për shkak të përmbajtjes së proteinave dhe nivelit të ulët të yndyrës dhe kolesterolit.