
Mbahen trajnimet për përpunimin e qumështit të dhisë-prodhimin e djathit
Në kuadër të projektit” Krijimin e kushteve të punës në zonat rurale dhe rritja e bashkëpunimit në mes të komuniteteve” projekt i financuar nga Ambasada Kanadeze janë mbajtur 10 sesione të trajnimeve në përpunimin e qumështit të dhisë.
Në kuadër të projektit” Krijimin e kushteve të punës në zonat rurale dhe rritja e bashkëpunimit në mes të komuniteteve” projekt i financuar nga Ambasada Kanadeze janë mbajtur 10 sesione të trajnimeve në përpunimin e qumështit të dhisë respektivisht të prodhimit të djathit ku kanë marrë pjesë 2 përfitueset e pajisjeve bazike për prodhimin e djathit nga qumështi i dhisë, njëra nga komuniteti shqiptar tjetra nga komuniteti serb.
Temat trajnimet ishin:
- Historia e bërjes së djathit
- Higjiena personale
- Mbajtja e shënimeve gjatë procesit te punës
- Objekti dhe pajisjet e nevojshme për përpunim
- Hapat e bërjes së djathit
- Djathë Gauda
- Djathë me Yndyrë
- Djathë me majdanoz
- Rëndësia e etiketës tek paketimi i djathit
- Rëndësia e standardizimit
Qëllimi i trajnimeve është rritja e kualitetit të djathit si dhe qasja më e mirë e tregut.