Teknologjia e Rigonit të bardhë


Rigoni bardhë  – Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae

Në  qarkullim vjen si:

Pjesa mbitokësore e bimës - Origanum herba

Fleta – origanum folium dhe

Vaji eterik – Origani aetherolum

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike

Rigoni bardhë  është  bimë  shumë vjeçare, e gjelbër, gjysmë  shkurre nga familja Lamiace. Karakterizohet me sistem rrënjor shumë  të  fuqishëm dhe jashtëzakonisht të degëzuar me shumë  rrënjë  të  imëta. Pjesa mbitokësore karakterizohet nga një  numër i madh i kërcejve me gjatësi (60-80cm), të  cilët më  afër sipërfaqes së  tokës janë  të drunjëzuar dhe shpesh shtrihen. Gjethet janë  të  imëta me gjatë si 3-4 cm me bishta të  shkurtër kurse lulet me ngjyrë  të  bardhë  në  të  verdhë  dhe krejt bima ka një  erë  shumë  të  këndshme. Bima mirë i qëndron kositjes. Rigoni bardhë  mbetët në  të  njëjtën sipërfaqe prej 3-5 vjet.


Përbërja kimike

Rigoni bardhë  përmban 1-1.5% vaj ra eterike. Rigoni shfrytëzohet veçanërisht si mëlmesë  në  kuzhinë .

Kushtet e suksesit

Klima. Është  bimë  e klimës së  nxehtë, më  së  shumti i përgjigjet terrenit me diell. Kundrejt nxehtësisë  dhe dritës kanë  kërkesa shumë  të  larta dhe te ne mund të  kultivohen në gjithë vendin.

Toka. Nuk kanë  kërkesa të  veçanta sa i përket tipit të  tokës, por megjithatë  më  së  miri kanë  sukses në  toka pjellore, të  shkriftë dhe të  thella. Tokave me lagështi të  lartë  nuk preferohen.

Kultivimi

Qarkullimi bimor. Si dhe shumë  kultura shumëvjeçare edhe rigoni bardhë  nuk i nënshtrohet qarkullimit bimor. Origano mbetet në  të  njëjtë n parcelë  3-5 vjet.  Si para kulturë  i pëlqejnë  kulturat që  e lënë  tokën në  gjendje të  shkriftë. Në  të  njëjtën parcelë  nuk mund të  kultivohen pa kaluar së  paku tri vite me kultivim te kulturave tjera

Punimi tokës. Toka për kultivim duhet të  lëvrohet sa më  thellë  që  është  e mundur edhe atë  menjëherë  pas vjeljes së  kulturës së  mëparshme. Lëvrimi duhet të  kryhet në  thellësi 35 cm nëse është  e mundur. Parapërgatitja e tokës nënkupton imtësimin dhe rrafshimin.

Mbjellja. Rigoni bardhë  në  vend të  përhershëm mund të  kultivohet ne vjeshtë  dhe pranverë . Në  vjeshtë  mbjellja kryhet pas shirave vjeshtore edhe atë  nga gjysma e tetorit dhe deri atëherë  derisa lejojnë  kushtet klimatike. Në  këtë  periudhë  kohore të  mbjelljes farat vendosen pak më  thellë  me qëllim që  farat mos të  ngrihen. Rigoni i bardhë  mbjellët në  distance 60-70 cm në  rend dhe 25 cm brenda rendit. Kështu që  për një  ha nevojitet në  mes 57,000 deri 66,000 bimë . Distancat në mes rendeve duhet të  rregullohen në  atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja mund të  kryhet me farë  ose fidanë.

Kujdesi

Rigoni bardhë  mbetet në  të  njëjtën sipërfaqe për 3 – 5 vjet dhe kësaj kulture duhet ti kushtohet një  kujdes I veçantë  dhe është  e ngjashme sikur te kulturat shumë vjeçare kultivimi dhe mihja në  mes rendeve, ujitja etj.

Kultivimi dhe mihja. Me kë to masa toka mbahet e shkrifët dhe pa baroja. Ky operacion kryhet disa herë  varësisht nga gjendja e tokës, rrastimi dhe barojat. Kryhet me makina për kultivim në  mes rendeve.

Ujitja. Pa marr parasysh në  faktin se kjo bimë  është  e përhapur në  të  gjitha rajonet e thata, ato jashtëzakonisht mirë  reagojnë  në  ujitje.  Ujitja duhet të  kryhet pas kositjes së  parë  gjegjësisht në  Korrik dhe Gusht dhe më  këtë  do të  arrihet edhe një  rendimet më i lartë . Shpesh mund të  ndodhë  se kositen edhe tri herë .

Vjelja. Kositja duhet të  kryhet në  lartë si ku janë  gjethet e shëndosha, nga 4-5 cm. Në  vitin e parë  merret një  kositje kurse në  vitin e dytë  deri në  dy kositje. Kositja e parë  në  fund të  Qershorit dhe fillimi korrikut kurse e dyta fundi Shtatorit dhe fillimi Tetorit. Kositja duhet të  kryhet në  mot të  mirë  dhe të  thatë. Tharja kryhet në  mënyrë  natyrore në  një  hapësirë  të  errët dhe me ajrim të  mirë  ose në  tharë se në  temperaturë  deri 45°C. Nga 4-5 kg masës së  freskët fitohen 1 kg pjesë  mbitokësore të  materies së  thatë .

Rendimenti. Në  vitin e parë  fitohet 1000-2000 kg/ha pjesë  mbitokësore të  materies së thatë . Në  vitin e dytë  dhe vitet tjera pasuese merret nga 3000 – 4000 kg/ha. Nga një  ha me Rigon të  bardhë  mund të  përfitohet 30-40 kg /ha vajra eterikë.

Çmimi për kg të rigonit të thatë është 1.20€/kg.