
Vjelja dhe ruajtja e bimëve mjekësore
Vjelja e bimëve mjekësore (shirja, kositja, nxjerrja) kryhet në kohën e pjekjës teknologjike kur në pjesë të bimëve ka më së shumti materie aktive dhe kur ato janë në raportin më të përshtatshëm ndërmjet tyre.
Ekzistojnë disa rregulla sipas të cilave vjelja kryhet:
- Lulja vjelët në kohën e lulëzimit të plotë
- Gjethet vjelën në fazën para lulëzimit
- Herba (pjesa mbitokësore) e bimës kositet në fillim të lulëzimit
- Frytet vjelën në fazën para pjekurisë së plotë
- Rrënja nxjerrët në fund të vegjetacionit (në vjeshtë) ose në pranverë para fillimit të vegjetacionit.
Vjelja mund të jetë me dorë dhe me makina. Vjelja me dorë është karakteristike për sipërfaqe të vogla dhe kushte specifike kurse vjelja e mekanizuar aplikohet në sipërfaqe më të mëdha. Materiali i freskët i vjelët bimor ka një afat kohor të kufizuar të qëndrueshmërisë dhe për këtë është e nevojshme ti nënshtrohet konservimit. Konservimi mund të kruhet në disa mënyra mirëpo që tharja është forma më e shpeshtë dhe më e thjeshtë e konservimit.
Me tharje eliminohet lagështia e tepërt në pjesët të bimëve, tharja e materialit bimor të freskët paraqet procesin themelor për ruajtjen e kualitetit të dëshirueshëm të bimëve mjekësore si preventivë e zhvillimit dhe rritjes së mikroorganizmave në materialin bimor të deponuar. Me tharje vjen deri te pakësimi i masës së bimëve të thara në raport me lëndën e freskët të masës bimore.
Raporti i masës bimore të freskët kundrejt materialit të tharë kuptohet nuk është i njëjtë në lloje të ndryshme të bimëve dhe pjesët e tyre.
Qelizat bimore përmbajnë 60-95% ujë të lirë dhe prania e ujit në një përqindje kaq të lartë shpesh është shkaku kryesor i prishjes së materialit të freskët bimor. Me procesin e tharjes nga lënda e masës bimore të njomë përfitohet pjesët e tharë bimore.
Pjesë e tharë bimore do të thotë lulja e tharë, gjethi i tharë, pjesa mbitokësore e tharë (herba), rrënja e tharë ose pa marrë parasysh se cila pjesë e bimës.
Sasia e ujit në pjesën e tharë bimore sillet diku 10%. Te disa pjesë të thara bimore kërkohet edhe një përmbajtje më e ulët e ujit, rreth 5-6%. Lagështia të cilën e përmbajnë pjesët e thara bimore, gjegjësisht lagështia e mbetur nga materiali lëndor pas tharjes, emërtohet lagështia primare. Për shkak të deponimit jo të rregullt, ndodh që pjesa e tharë bimore shumë shpejtë të marr lagështi atmosferike e cila pastaj mund të sjell deri të prishja dhe shkatërrimi i saj.
Kjo lagështi quhët sekondare dhe ndikimi i saj pengohet me paketimin e drejtë të pjesëve të thara brimore.
Teknologjia e tharjës është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse duke ju falënderuar kësaj, përveç tjerave sigurohet një pamje e mirë dhe kualitet në pjesët e thara bimore e që nga aspekti komercial është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me tharjen jo të rregullt përfitohet pjesë e tharë bimore e kualitetit të ulët nga aspekti i sasisë së substancave aktive në materialin bimor dhe sa i përket karakteristikave organoleptike (pamja).
Temperatura e tharjes varet nga një numër i madh i faktorëve ku ndër më të rëndësishmit janë pjesa bimore e cila thahet dhe lloji i materieve aktive të cilat i përmbanë.
Organet bimore të buta (lulja) e cila përmban përbërës që lehtë avullohen thahen në temperaturë nga 35 - 40°C kurse për tharjen e pjesëve të bimëve më të ashpra temperaturat (rrënjët) e domosdoshme janë nga 50-60°C. Bimët e pasura me alkaloidë, tanin etj mund të thahen në temperaturë nga 60 - 70°C dhe nuk do të vjen deri te humbja e materieve aktive. Llojet bimore të cilat përmbajnë një sasi më të madhe të vitaminave, veçanërisht karotideve thahen në temperaturë deri në 80°C. Tharja mund të jetë: natyrore ose artificial.
Tharja natyrore është proces i tharjes të materialit bimor pa aplikimin e burimeve artificiale të energjisë dhe kryhet në kushte natyrore. Nënkupton tharjen në një shtresë të hollë, jo të ngjeshur në një bazë gjegjëse (trina, dërrasa) në hije dhe vende me përmajë (rrymim ajri). Hapësirat më të përshtatshme për këtë mënyrë të tharjes janë: garazhet, tavanet, hajatet, hangarët dhe diçka e ngjashme. Është shumë e rëndësishme që në hapësirat që janë të parashikuara për tharje të sigurohet një rrymim i pandërprerë i ajrit çka rrit kualitetin e tharjes. Kjo mënyrë e tharjes aplikohet për lule, gjethe dhe herba.
Pjesët e cekura bimore nuk imtësohen para tharjes por thahen si tërësi. Gjatë procesit të tharjes duhet ti menjanoni rrotullimet e shpeshta dhe përzierjet e materialit i cili thahet me qëllim që mos të vije deri të thyerjet dhe imtësimet. Nëse materiali bimor është vendosë në tharëse në një shtresë të trashë atëherë shpesh vjen deri te fermentimi dhe jo tek tharja pra vije deri tek prishja e pjesëve të thara bimore. Gjatësia e zgjatjes së tharjes varet nga kushtet atmosferike sepse materiali i freskët bimor më së miri thahet në motin me diell, me rrymime ajrore të thata, se sa kur bien shi ose ka mjegulla. Varet edhe nga sezona vjetore, verës thahen më shpejtë kurse në vjeshtë dhe pranverë më ngadalë. Tharja natyrore mund të kryhet edhe ashtu që materiali bimor i nënshtrohet rrezeve direkt të diellit. Kjo mënyrë e tillë e tharjes është karakteristike për tharjen e lëvoreve, rrënjëve dhe farërave. Lëvoret dhe rrënjët para se ti ekspozohen diellit prehen në copa të imëta kështu që më shpejt thahen. Fletët dhe lulet thahen për 3-5 rrallë deri 8 ditë kurse rrënjët thahen edhe deri15 ditë.
Sasitë vogla të bimëve mjekësore thahen asisoj që lidhen në vargje të cilat pastaj lidhen dhe vendosen nën strehë, në garazhe ose hajate. Kjo mënyrë natyrore e tharjes jep pjesë të tharë bimore një kualitet të mirë dhe është një nga mënyrat e para të tharjes së bimëve mjekësore, dikur e vetmja mundësi e tharjes.
Mungesa e kësaj mënyre të tharjes: kërkon hapësirë të mjaftueshme kurse kualiteti i tharjes dhe koha e nevojshme që materiali bimor të thahet mjaft varet nga kushtet kohore (vranësirat, shiu, dielli, era).
Tharja artificiale kryhet në objekte të ndërtuara speciale të cilat njihet si tharëse. Ndikimi i kushteve klimatike në procesin e tharjes sillet në minimum dhe është e mundshme edhe ta rregullon temperaturen e tharjes, lagështinë relative dhe qarkullimin e ajrit. Më këtë mënyrë koha e tharjes shkurtohet për disa ditë deri në disa orë.
Ekziston edhe tharja me ajër të ngrohtë në temperaturë prej 200 deri në 1000°C dhe atëherë procesi i tharjes zgjatë 2-5 minuta. Tharëset punohen për tharjen e llojeve të ndryshme të bimëve (pemë, kërpudha, perime, duhan) por me një përshtatshmëri të vogël, mund të përshtaten edhe për tharjen e bimëve mjekësore. Kjo arrihet me zvogëlimin ose rritjen e temperaturës së punës (rregullimi i regjimit të nxehtësisë), shpejtimin ose ngadalësimin e shiritave lëvizës, ndërrimin e lesave më hapje më të vogla ose më të mëdha dhe të ngjashme.
Për prodhimtarinë organike veçanërisht është e përshtatshme që tharëset të ndërtohen nga materiali jo korroziv, gjegjësisht nga materiali i cili është i lejuar për shfrytëzim në prodhimtarinë organike.
Ekzistojnë disa lloje të tharëseve: Tharëse jo të lëvizshme ndërtohen ku ka mjaft material bimor i cili duhet të thahet. Ndërtohen në dysheme dhe në formë tuneli. Te ato me dysheme ajri i ngrohtë rrymon nëpër bazën e vrimëzuar, kalon nëpër masën bimore të freskët dhe kështu kryen procesin e tharjes. Tunelet janë me shirit lëvizës ose me karroca, me kapacitet shumë të madh dhe kualitet tharës është shumë të mirë.
Tharëset lëvizëse janë me një kapacitet më të vogël. Japin një kualitet të mirë të drogës. Përparësi e tyre është se lehtë barten nga një vend në vendin tjetër në teren aty ku ka më shumë material për tharje ku me këtë mënjanohet transporti i sasive të mëdha të materialit bimor të freskët. Këto tharëse janë të tipit tunel me karroca (1, 2 ose 3 hyje të karrocave) në të cilat vendosen një numër i caktuar i lesave (më së shpeshti 15-20 lesa në një karrocë). Sipërfaqja e një lese zakonisht është 1m², këto tharëse janë të përshtatshme për manovrim dhe përparësi e tyre është se shumë lehtë mund të kalojnë në shfrytëzimin e energjisë tjetër. Kjo mundësi është shumë e rëndësishme në teren ku ka lëndë djegëse të ngurta (druri, mbeturinat bimore), sepse kaldaja lehtë ndërrohet dhe nafta e shtrenjtë e rryma lehtë zëvendësohen me lëndë djegëse të ngurta dhe më të lira.
Mund të shfrytëzohen për tharje edhe serrat të tipit tunel të cilat janë të mbuluara me foli të zezë. Kjo serrë ka sipërfaqe prej 50 m2 (gjatësi 10 m, gjerësi 5 m dhe lartësi 2 m). Në serrë lihet edhe hapjet anësore për ajrim në të dy anët. Brenda serrës vendosen raftet me qëllim të vendosjes së materialit për tharje: bima, gjethet, lulet etj. Folja e zezë plastike absorbon nxehtësinë si burim energjie - rrezatimin diellor. Pra kjo është një formë shumë e përshtatshme e shfrytëzimin të energjisë alternative – diellore. Nëse thahen në këtë mënyrë bimët, pjesët e bimëve dhe rrënjët e thara do të ruajnë ngjyrën e mirë.
Pjesët e thara bimore paketohen në një ambalazh të caktuar dhe ashtu të paketuara ruhen deri në një përpunim shtesë ose dërgimi tek konsumatori. Lloji i ambalazhit varet nga lloji i pjesës së tharë bimore, sasisë së saj, mënyrës së transportit dhe eventualisht kërkesave të veçanta të blerësit. Pjesët e thara brimore më së shpeshti paketohen në thasë letre, kuti kartoni, bure dhe sanduk të drurit.
Mbajeni në mend: Përdorimi i PVC ambalazheve në prodhimtarinë organike të bimëve nuk është i lejuar.
Pjesët e thara bimore të ndjeshme në dritë paketohen në kuti kartoni të mbështjellë nga ana e brendshme me një letër të errët (p.sh lulet e kamomilës), shafrani në kuti metalike jo korrozive etj. Ështe e rëndësishme të theksohet që gjatë mbushjes së ambalazheve pjesët e thara bimore nuk guxojn të futen me presion me qëllim që mos të imtësohen, copëtohen se në këtë menyrë do të humbin kualitetin. Paketimi duhet të kryhet me kujdes kështu që punëtori pa kurrfarë ngarkese vetëm një herë të manipuloj me pjesët e thara bimore. Pjesët e thara bimore të paketuara deponohen dhe ruhen në depo speciale të ndërtuara. Depoja duhet të jetë e thatë dhe e pastër, e domosdoshme që në atë të mundësohet një qarkullim i mirë i përhershëm i ajrit. Duhet të jetë mirë e mbyllur dhe e mbrojtur nga mundësia e hyrjes së insekteve, minjve dhe shpendëve. Është e nevojshme që të sigurohet nga ndikimi direkt i rrezeve diellore, të cilat te disa lloje të pjesëve të thara bimore sjellin deri te humbja e ngjyrës natyrore dhe me këtë edhe deri te zvogëlimi i kualitetit dhe pamjes së keqe (organoleptika). Në depo duhet të jenë të vendosura paleta ose rafte druri kështu që pjesët e thara bimore të deponuara duhen të ngriten nga dyshemeja dhe të largohen nga muret dhe tavani.
Depoja duhet të sigurohet edhe nga aspekti i mbrojtjes kundër zjarrit (të shënohen rrugët e zjarrit me drejtimin e lëvizjes, ndërtimi hidrantëve dhe në një vend të dukshëm se ku janë të vendosura aparatet kundër zjarrit).
Në brendësitë e depos është e domosdoshme të sigurohet lagështi relative e ajrit më pak se 60% dhe temperaturë jo më shumë se 25°C, sepse këta janë parametrat të cilët mundësojnë kushtet më të mira të ruajtjes së bimëve mjekësore të deponuara. Pjesët e thara bimore të cilat përcjellën në depo me qëllim të deponimit duhet të kenë dokumentet përcjellëse të cilat përmbajnë të gjitha të dhënat e domosdoshme (emri i pjesës se tharë bimore, origjina, data hyrjes në depo, të dhënat për analiza). Përveç kësaj, duhet të respektohet edhe disa rregulla gjatë deponimit: Pjesët e tharë bimore nga depo largohet sipas renditjes së hyrjes, deponimi nuk duhet të jetë më i lartë se 2 metra, pjesët e tharë bimore helmuese ruhen në hapësira të ndara dhe veçanërisht janë të etiketuar, pjesët e tharë bimore me erë të fortë ndahen nga tjerat ashtu që pjesët e tharë bimore tjera mos të marrin erën e tyre. Me etiketa të kuqe shënohen pjesët e thara brimore të cilat nuk kanë pasur sukses të kalojnë kontrollin e kualitetit dhe deponohen të ndara, me etiketa të verdha shënohen ato që janë në proces të kontrollit kurse etiketat me ngjyrë te gjelbër ato që veç mund të shfrytëzohen.
Pjesët e bimëve të thara do ti nënshtrohen prishjes, pa marrë parasysh mënyrën e tharjes, llojin e paketimit në të cilat janë paketuar dhe mënyrës së ruajtjes. Prishja është më intensive sa më gjatë që pjesët e thara bimore ruhen dhe shkaktarët mund të jenë në numër të konsiderueshëm. Lagështia, nxehtësia, drita, organizmat e gjallë, oksigjeni dhe aromat e ndryshme. Me preparate natyrore shkatërrohen edhe insektet e dëmshme në depo dhe gjithnjë në pajtim me principet e prodhimtarisë organike të bimëve mjekësore.
Periudha e ruajtjes së pjesëve të thara bimore të cila nuk ndikojnë në kualitetin e tyre janë specifike dhe dallojnë mjaftë nga bima në bimë, po ashtu edhe nga organi në organ brenda të njëjtit llojë bimorë. Afati më i gjatë i mundshëm i ruajtjes të disa pjesëve të thara bimore është si në vijim: lulja blirit – 1 vjet, gjethi hithit, lulja kamomillës, lulja e shtogut – 3 vjet, lëvoret e ndryshme – 6 vjet kurse rrënja e disa bimëve deri në 10 vjet. Shih tabelën më poshtë tabelën 1 dhe 2.
QËNRUESHMËRIA E BIMËVE MJEKËSORE NË DEPO
Bima mjekësore |
Qëndrueshmëria në depo |
lulja blirit |
1 vjet |
gjethi hithit |
2 vjet |
lulja kamomillës |
2 vjet |
lulja e shtogut |
3 vjet |
lëvoret e ndryshme |
6 vjet |
rrënja e disa bimëve |
10 vjet |