Kungulli i Misirit është bimë barishtore njëvjeçare e familjes bostanore. dhe ka prejardhjen nga Amerika Qendrore, bashke me pataten dhe domaten, është një nga produktet e eksportuara pas zbulimit te Amerikës .Tek ne përdoren kungulli i zakonshëm kungulli i mishit si dhe kungulli i Misirit Me kungullin mund te mbushni një menu , nga antipasta deri tek deserti dhe ne çdo pjate nuk është vetëm i shijshëm por dhe i shëndetshëm. Disa nga cilësitë e kungujve se tuli i tij përmban shume materie kryesore ne veçanti karatonoide dhe substanca pektike, tuli dhe lëngu i kungullit janë diuretike te mire. Specialistet shpesh këshillojnë te pini një gote ne mëngjes esëll. Nga tuli mund te nxirrni një shtrese qe bashkohet me qumështin, është i përshtatshëm për shqetësimet gastrike dhe patologjive te prostatës. Për te rrumbullakuar rendësin e kungullit ne shëndetin e njeriut mund te përmendim se kungulli:
- e përforcon imunitetin
- e përmirëson tretjen
- e nxit hedhjen e helmeve prej organizmit
- e ul nivelin e kolesterolit
Nga kungulli mund te pergaditen shume ushqimene kuzhine e ne me poshte so jeapimreceten per pergaditjen e recelit nga kungull misiri

Përbërësit:
2 kg copëza kungulli
2 kg sheqer
2l ujë të gëlqerosur
200gr arra
Kungullin e misrit- vidim- hotin si i thonë në disa anë te vendit tonë e qërojmë dhe e presim ne copëza të cilat i lëmë 2 orë në ujë të gëlqerosur (100gr. gëlqere te tretura në 2l ujë). Copëzat e kungullit i nxjerrim nga gëlqerja, i shpërlajmë 3-4 herë me ujë të nxehtë, i kullojmë mirë, pastaj i vendosim në sherbetin e nxehtë, cilin më parë e kemi vluar (2kg sheqer me 400ml. ujë). Reçelin e ziejmë në zjarre të ngadalshëm 1orë, pastaj i hedhim arrat, e ziejmë edhe 15 min. dhe e largojmë nga zjarri.
Kavanozat e sterilizuar i mbushim me reçel të nxehtë dhe i mbyllim hermetikisht.