Mësoni më shumë rreth ofertës së re turistike Transhumanca në broshurën tonë promovuese

IADK, Istog dhe Pejë

Mësoni më shumë rreth ofertës së re turistike Transhumanca në broshurën tonë promovuese

Në vitet e fundit, turizmi malor në Kosovë po lulëzon. IADK ka kontribuar në një pjesë shpesh të anashkaluar të turizmit, që tani e quajmë Transhumancë. Fermerët malësorë dhe stanet e tyre tani kanë kapacitetet dhe janë dukemirëpritur turistët, të cilët më pas mund të ndërmarrin shumë aktivitete tërheqëse për adrenalinistët.

Mësoni më shumë rreth kësaj oferte të re turistike duke zgjedhur një nga gjuhët anglisht, shqip ose serbisht dhe kënaquni me leximin!

Për më shumë detaje mund ta shfletoni broshurën këtu.

P.S. Bjeshkët e Nemuna po thërrasin!

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dyvjeçar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, IPA-II.