FTESË PËR TRAJNIME DHE GRANTE NË BUJQËSI
KOMUNA MITROVICË
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.
Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.
Mbështetja e grave dhe burrave me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit për komunën e Mitrovicës është planifikuar formimi i një grupi me 15 pjesëmarrës, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr menaxhimin e biznesit dhe mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, dhe metodat e avokimit dhe lobimit drejt institucioneve publike.
Pas përfundimit të trajnimeve, gratë dhe burrat do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë(blegtori, bletari, perimtari, pemëtari, etj.) nё vlerё nga 2,500 €.
Kriteret që duhet plotësuar GRATË dhe BURRATpër trajnime janë:
a)Tё jenё me moshё mbi35 vjeç;
b)Të jenë nga zona rurale e komunës së Mitrovicë;
c)Të interesuar në mbajtjen e trajnimeve;
d)Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;
e)Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);
f)Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
g)Gratë kryefamiljare do të kenë përparësi të përzgjedhjes.
Aplikacionet për mbështetjen e grave dhe burrave me trajnime dhe grante duhet të dorëzohen deri me datë 21.02.2022, ora 16:00.
Mbështetja e grave me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i një grupi me 12 pjesëmarrëse nga komuna e përfshirë në projekt, për të cilën do të organizohen 20 ditë trajnime profesionale në sektorin e përpunimit (frutave, perimeve apo qumështit) të akredituara nga Autoriteti Kombtar i Kualifikimeve(AKK). Pas përfundimit të trajnimeve gratë do të pajisen me certifikata të lëshuara nga IADK dhe të verifikuara nga AKK. Pas certifikimit një kandidate më e suksesshme nga Komuna e Mitrovicës do të mbështetet me pajisje për përpunim në vlerë 7,000.00€.
Kriteret që duhet plotësuar GRATË për trajnime në përpunim janë:
a)Tё jenё me moshё18-55 vjeç;
b)Të jenë nga zonat rurale të komunës sëMitrovicës;
c)Të jenë të papuna dhe aktive në përpunim të ushqimit;
d)Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve të përpunimit;
e)Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
f)Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.
Aplikacionet për mbështetjen e grave me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit duhet të dorëzohen deri më datë 25.02.2022,ora 16:00.
Andaj, ftohen gratë dhe burrat qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore dhe në sektorin e përpunimit gratë, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.
Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrën për bujqësi në komunën e Mitrovicës, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: hafize.veseli@iadk.orgapo hajraegzona@gmail.com. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrën për bujqësi në komunën përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.