Eksperti Gjerman vazhdon misionin për përgatitjen e djathit me stafin e IADK-së

Eksperti Gjerman vazhdon misionin për përgatitjen e djathit me stafin e IADK-së

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale në sektorin e përpunimit tëqumështit, IADK ka angazhuar ekspertin Dr. Josef Fröhlich nga organizata “Senior Experten Service”- Gjermani për të ndarë përvojën e tij me teknologët dhe praktikantët e IADK-së në përgatitjen e llojeve të ndryshme të djathit si dhe ruajtjen e djathit në kushte optimale.

Gjatë trajnimit janë analizuar parametrat sensorik (shija, aroma, pamja) dhe parametrat fiziko-kimik të qumështit me qëllim të prodhimit të produkteve cilësore dhe të sigurta. Po ashtu janë prodhuar lloje të djathit gjysmë të fortë (Telsit)dhe djathit të butë (Camembert). Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë tutje në kuadër të marrëveshjes me SES ekspertët nga Gjermania.

1.JPG
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.jpg
Ndaj