Shpallje për trajnime profesionale për punëkërkues

Mitrovicë e Jugut dhe Shtime

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dyvjeçar (2020-2022) i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime.  


Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit, është planifikuar përkrahja e punëkërkuesve të regjistruar me trajnime profesionale në kursin “vetëpunësim”. Pёrmes kёtij trajnimi, do tё organizohen dhjetë (10) ditё trajnime profesionale në qendrat përkatëse për aftësim profesional për 45 punëkërkues të regjistruar.


Gjatë trajnimit, punëkërkuesit e regjistruar do të aftësohen rreth temës së lartpërmendur dhe do të përgatisin një plan biznesi me ide bujqësore ku 23 prej 45 punëkërkuesve të regjistruar (4 përfitues të përzgjedhur nga thirrja e kaluar do të mbështeten nga kjo thirrje) kanë mundësinë të mbështeten financiarisht me grante në vlerë €3,000 euro (vetëpunësim) dhe €5,000 euro (start-up).


KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR JANË:


·         Banorë të komunave: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime;


·         Punëkërkues të regjistruar në zyre të punësimit (përparësi do t'u jepet atyre që janë në listën e pritjes për një periudhë më të gjatë);


·         Të rinjtë e moshës 18 deri 30 vjeç janë të motivuar të aplikojnë dhe të jenë përfitues;


·         Gratë (përparësi do t'u jepet grave kryefamiljare) dhe grupet në pozitë të pafavorshme inkurajohen gjithashtu të aplikojnë dhe të mbështeten;


·         Kryefamiljarë të familjes, ata që kanë më pak të ardhura për familje dhe familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike;


·         Vetëm kandidatët që tregojnë gatishmëri për të marrë pjesë në të gjithë hapat (trajnim, testim, certifikim, aplikim, këshillim, dhe monitorim), do të konsiderohen;


·         Përparësi do t'u jepet aplikantëve që kanë kushte, ide dhe interes për bujqësi dhe zhvillim rural;


·         Kandidatët që kanë mungesë të trajnimeve dhe arsimimit dhe aftësimit profesional.


Aplikacioni mund të shkarkohet këtu dhe të dorëzohet pranë


·         Zyrës së IADK-së në Fshatin Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;


·         Përmes  adresave elektronike: argjend.gjinovci@iadk.org; dhe elion.gerguri@iadk.org;


·         Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Shtime / Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Mitrovicë;


·         Zyrës së Punësimit në Mitrovicë / Zyrës së Punësimit në Shtime.


Afati për aplikim është deri më 03 shtator 2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në:
+383 49 973 204 dhe +383 44 240 106

SHËNIM: Kandidatët që veçse kanë aplikuar dhe janë refuzuar nuk lejohen të aplikojnë përsëri.Aplikuesit duhet të jenë bartës kryesorë të projektit dhe jo aplikues për përfitues të palëve të treta që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt por përfitojnë nga mbështetja në mënyre indirekte.