Të ushqyerit e kecave dhe qengjave me qumësht pluhur

Rezultatet ekonomike më të mira në fermat e deleve dhe dhive arrihen në baze të sasisë së qumështit të shitur dhe kostos së prodhimit. Qengjat dhe kecat janë konsumues të qumështit dhe zvogëlojnë sasinë e qumështit të shitur. Në princip, rritja me zëvendësues të qumështit (qumësht pluhur) mund të arsyetohet nëse qumështi pluhur është më i lirë se sa qumështi i freskët i dhisë apo deles.

Përparësitë e menaxhimit të rritjes së kecave dhe qengjave me qumësht pluhur:

 - Menaxhimin më të mire kur delet apo dhitë kanë pjellshmëri të lartë
  - Rritje më të shpejt dhe homogjenë të qengjave dhe kecave sepse nuk janë të varur nga sasia e qumështit të prodhuar nga nëna e tyre (një, dy, tre qengja apo keca për një pjellje
 - Qengjat apo kecat ambientohen në bazë të specifikave qe kanë sa i përket temperaturës, lagështisë dhe ventilimit
  - Lehtëson menaxhimin e deleve dhe dhive që mjelen 
  - Futja e qengjave dhe kecave në boksat special duhet të behet në javën e parë 
  - Gjatë kësaj kohe monitorimi është me i letë sa i përket adaptimit dhe marrjes së qumështit
  - Ndarja e qengjave dhe kecave duhet të behet në grupe në baze të moshës së tyre 



 Zëvendësuesi i qumështit:

  - Qengjave apo kecave duhet të ju jepet në baze të rekomandimeve të prodhuesit të qumështit pluhur

  - Qengjat dhe kecat duhet të kenë ujë pa kufizim  dhe atë duhet të ju ofrohet nga dita e parë e lindjes
  - Koncentrat duhet të ju ofrohet pa kufizim që nga dita e parë
  - Ushqimi voluminoz duhet të ju jepet nga dita e parë

  Boksat për qengja dhe kec - Gjatë dy jave të para 4 qengja apo keca ne një/m
  - 
Pas dy jave 3 qengja apo keca ne një/m²
 - Duhet të kihet kujdes që qengjat dhe kecat të kenë shtroje të terur (kashtë apo ndonjë material tjetër)
 
 Temperatura: 
 - 
Menjëherë pas lindjes duhet të mbahet temperatura në 25 ˚C në ambientin ku qëndrojnë kecat apo qengjat
 - Deri në 3 javë duhet të mbahet temperatura në 18 ˚C +/- 5 ˚C
 - Pas 3 jave duhet të mbahet temperatura 13 – 15 ˚C

           

 Sistemi i nxehjes: 

- Mund të përdorim Llambat infra red 250 W dhe duhet të vendosen një metër mbi dyshemenë 

- Një llambë për 15 qengja apo keca
- Po ashtu mundë të përdoret ngrohja me ujë apo duke e ngrohur ajrin

  Lagështia dhe Ventilimi
- Lagështia e lartë në boksat ku i mbajmë qengjat apo kecat mundë të shkakton sëmundjet në organet e frymëmarrjes
- Lagështia optimale është 70 – 80%
- Duhet të mbahet ventilim i mirë
- Eliminimin e gazrave të ndryshëm që lirojnë kafshët dhe shtroja (NH3, CO2, pluhurat etj)
- Eliminimin e erërave (shkujes) veçanërisht gjatë dimrit