IADK në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit mbështetë të rikthyerit
Punimi dhe përgatitja e tokës për mbjellje të kulturave bujqësore është më se e domosdoshme në këtë kohë. Rritja e prodhimit dhe cilësisë së produkteve bujqësore, padyshim kërkon edhe mbështetjen e fermerëve me mekanizëm bujqësorë. Sot, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit janë mbështetur katër (4) të rikthyer – fermerë nga kjo Komunë.
Përfituesit u përkrahën me motokultivator dhe frezë me qëllim që ata të kenë më të lehtë punën në fermat e tyre bujqësore. Kjo mbështetje ndihmon fermerët që të zgjerojnë sipërfaqet punues, e lehtëson punën e tyre, e mbi të gjitha ndihmonë në gjenerimin e të ardhurave për familjet e tyre. IADK me partnerët e saj mbetet e përkushtuar që të jetë afër përfituesve – fermerëve të vyjshëm, duke ofruar mbëshetje të vazhdueshme edhe me këshilla direkte profesionale, me vizita dhe monitorime. Përfituesit u shprehën të lumtur me mbështetjen dhe zotohen se do të përdorim paisjet në mënyrë racionale me qëllim prodhimi të produkteve bujqësore.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.