IADK mbështet fermerët të rikthyerit me mekanizëm bujqësore
Sigurimi i ushqimit për konsumatorët, krijimi i të ardhurave dhe punësimi për të rikthyerit mbetet qëllimi kryesor i IADK-së dhe Komunës së Vushtrrisë. Prandaj, në këto ditë të vështira është bërë shpërndarja e 38 paisjeve bujqësore (frezë 200, pllug, spërkatëse, grabuja, kositëse etj) për 13 përfituesit e projektit – të rikthyer, banorë të Komunës së Vushtrrisë. Shpërndarja e këtyre paisjeve është bërë duke respektuar këshillat dhe rekomandimet e IKShPK-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mbështetja e ofruar do të ndihmojë përfituesit në zgjerimin e fermave-sipërfaqeve, do të ja lehtësojë punën dhe do të ndikojë në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve. IADK me partnerët e saj do të vazhdojë të jetë pranë të rikthyerve me këshilla e vizita me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe gjenerimi të ardhurave për përfituesit.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.