10 vjetori i punës në IADK
IADK përveç zbatimit të aktiviteteve të ndryshme sipas projekteve, nuk lë anash edhe motivimin e punëtorëve të saj, përbërë nga një staf profesionist të fushave të ndryshme.
Me rastin e 10 vjetorit të punës në IADK, sot Drejtori Ekzekutiv Zenel Bunjaku ka shpërblyer punëtoren Ariana Peci me një mirënjohje dhe dhuratë simbolike për kontributin e dhënë.
Ariana Peci është zyrtare e departamentit të prokurimit, duke iu bashkuar IADK-së qysh nga viti 2010. Në fillimet e saj në IADK, Ariana ishte angazhuar menjëherë pasi që kishte përfunduar studimet duke dhënë një kontribut mjaft të madh në departamentin e prokurimit, administratës dhe logjistikës pranë organizatës.